E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiMerkato/ Juventusi i ofron Lewa-s 6 mln euro në sezon, Barcelona nuk është dorëzuar ende

Merkato/ Juventusi i ofron Lewa-s 6 mln euro në sezon, Barcelona nuk është dorëzuar ende

Klubi piemontez i Juventus-it ka gati një ofertë konrtete për Robert Lewandowski-n. Sipas “Tuttosport” sulmuesi polak ende nuk ka finalizuar rinovimin me Barçën edhe pse presidenti Laporta i kë kërkuar që të qëndrojë edhe për një tjetër sezon.

Menaxheri i Lewandowski-t, Pini Zahawi, do të udhëtojë në ditët në vazhdim në Torino do edhe do të njihet me propozimin e “Zonjës së vjetër”. Bardhezinjtë janë në kërkim të një lojtari zone për repartin e avancuar ndërsa Serie A shikohet si një destinacion i pranueshëm për 37-vjeçarin, të cilit do t’i ofrohen 6 milionë euro në sezon si dhe bonuse, të cilat do të lidhen me performancën e tij në fushë.

Lini një koment