Analisti për Koçekun dhe Spiropalin: Kanë marrë çfarë kanë dashur nga PS dhe tani duan revolucionin e Shqipërisë së re
Analisti Martin Leka komentoi largimin nga PS të deputetes Marjana Koçeku, reagimet e ish-ministres Spiropali, apo reagimet e Ditmir Bushatit.
“Të them të drejtën nga reagimet e Bushatit mund të surprizohem sado pak për vlerësimin intelektual dhe një lloj respekti në distancë për dijet dhe politikanin që ishte Ditmir Bushati, ndërsa për atë që sot në PS njihet si ‘Marjana e dhive’ ndërkohë që dikur njihej si ‘Neomalsorja’, apo për Mamicën e Skënderbeut, znj.Spiropali që tani më shumë e quajnë ‘Sudja e doganave’, unë mendoj që ka shumë arsye për të treguar që këto dy emra, Neomalsorja Marjana Koceku dhe Elisa Spiropali i kanë marrë ç’kanë dashur PS.
Kemi pas thënë dikur për një njeri që nuk di të bëjë asnjë lloj pune ik ruaj dhitë, ndërkohë Rama që është fajtori kryesor jo vetëm për këto dy emra, po për shumë emra në administratën e tij edhe sot që i ka vendos vetë në administratë dhe përkrahin protestën kundër tij, tregon se ai duhet të reflektojë për një sërë emrash që i ka vënë vetë në udhëheqjen e administratës shtetërore. Pra, do thoja që këta dy emrat e PS, Marjana e Shkodrës që ikën nga PS pa asnjë lloj kontribut në atë parti, po kështu për Elisa Spiropalin që i mori gjithçka PS dhe një ditë të bukur është kundra saj dhe është me revolucionin e Shqipërisë së re, unë nuk e di nëse do të bëhet Shqipëria e re e vërtetë me tipa të tillë, unë e dua të vjetër dhe shumë të vjetër Shqipërinë, më të vjetër se tani.
Unë mendoj se Shqipëria e re kërkon vizion, dije, edhe pak utopi politike për të kapur trenin e BE. Nëse kapim këtë tren nuk ka nevojë as për gardhe as për dhi, as për asgjë tjetër vetëm për një vizion të Shqipërisë dhe vendit të shqiponjave, jo flamingove. Ndaj unë mendoj që shumë shpejt duhet të gjithë t’i nënshtrohemi një vetëreflektimi për të parë udhën drejt BE dhe jo agjenda që në një farë mënyre i vejnë gurë nën rrota këtij rrugëtimi të Shqipërisë drejt BE-së”, tha ai.