Wednesday, 24 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaGazetari: Protestat kanë kosto të madhe ekonomike, 5.4 miliardë dollarë ndikim

Gazetari: Protestat kanë kosto të madhe ekonomike, 5.4 miliardë dollarë ndikim

Bekim për vendin, por në dëm të ekonomisë shqiptare, e ka cilësuar gazetari Fatos Çoçoli protestën që vijon prej 25 ditësh në Bulevardin dëshmorët e Kombit në kryeqytet. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai tha se kjo protestë është 95 përqind me të rinj, përkundër protestave që janë zhvilluar në vende të tjera të botës.

“Është bekim për vendin protesta e paqtë. Për 25 ditë nuk kemi pasur një rast të vetëm dhune. Ekonomisë nuk i bën mirë. Edhe pse është ndërtuar si një fidanishte proteste ndaj zhgënjimit 35-vjeçar, është zhgënjim përmasësor që është kanalizuar te kjo protestë. Por sa herë që ti ngre një kambanë mossigurie, çdo protestë është një trazim. Kjo i bën mirë ndërgjegjes sonë shoqërore, por protesta me 95% të rinj nuk ka në Francë. Në Shqipërinë tonë është hera e parë që kemi një protestë 25 ditore që gjykoj do të vazhdojë gjatë të marrë totalisht në duar nga rinia. Kjo është fidanishte, që i sjell vendit shpresë kërkesë për përgjegjësi. Është akt ndaj papërgjegjshmërisë së kësaj klase politike”, tha gazetari në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas tij dëmi që i ka shkaktuar ekonomisë shqiptare është 5.4 miliardë dollarë, për shkak edhe të raportimit të mediave të huaja që pakënaqësinë e protestuesve e lidhin vetëm me projektin Kushner-Trump.

“Kurbani në këtë mes është 5.4 miliardë NYT para 4 ditëve shkruante: projekti luksoz i Kushner përplaset me pakënaqësinë shqiptare. Ky mbulim mediatik kaq i fortë është e vërtetë zonja Hajdari që ata të rinj e kanë merakun apo revoltën me projektin luksoz? Është një gazetë tjetër quhet Washington post dhe ka një shprehje; demokracia vdes në errësirë. Me këtë që po shoh me këtë deformim të realitetit tonë, demokracia qorrollepset”.

Lini një koment