Friday, 26 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia“PD të mos flasë në emër të protestës”, deputeti i PS: Partitë politike janë të fundit që duhet të…

“PD të mos flasë në emër të protestës”, deputeti i PS: Partitë politike janë të fundit që duhet të…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Malaj, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet në Tiranë, duke theksuar se asnjë forcë politike nuk duhet të pretendojë përfaqësimin e saj.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Malaj u shpreh se Partia Demokratike nuk duhet të flasë në emër të protestuesve, pasi në tubim janë të pranishme edhe forca të tjera politike të opozitës, si dhe qytetarë pa përkatësi partiake.

“Nuk mundet që një parti politike të flasë në emër të protestës, duke qenë se aty kam parë të gjitha partitë e opozitës”, deklaroi deputeti socialist.

Sipas tij, protesta duhet të mbetet zëri i qytetarëve dhe jo i partive politike.

“Këtu bëhet fjalë për një protestë ku partitë politike duhet të jenë të fundit që duhet të flasin në emër të saj. Nuk u bëjnë nder as qytetarëve që janë aty pa një bindje politike”, u shpreh Malaj.

Lini një koment