E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë

Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë

Ministrja suedeze e Klimës dhe Mjedisit, Romina Pourmokhtari, është kthyer në qendër të vëmendjes pasi mori pjesë në një takim zyrtar duke mbajtur në krah djalin e saj 3-muajsh.Pamjet e ministres me beben në kangur gjatë mbledhjes së ministrave të Bashkimit Europian në Luxembourg kanë bërë xhiron e mediave ndërkombëtare, duke u konsideruar një moment simbolik për rolin e grave në politikë dhe balancën mes jetës familjare dhe përgjegjësive publike.Sipas raportimeve, kjo është hera e parë që një bebe merr pjesë në një takim ministror të nivelit të lartë të BE-së.Vetë Pourmokhtari tha se dëshironte të dërgonte një mesazh të qartë: gratë nuk duhet të detyrohen të zgjedhin mes karrierës dhe mëmësisë.

Lini një koment