Indeksimi i pensioneve, ministrja Ibrahimaj: Nga data 1 korrik, 900 mijë pensionistë përfitojnë nga rritja me 2.7%
Nga vendimet e marra sot nga Këshilli i Ministrave, Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj njoftoi miratimin e disa ligjeve, ndër to edhe indeksimi i pensioneve.
Nga data 1 korrik, pensionistët do të kenë rritje prej 2.7% të pensionit.
“Do të indeksojmë pensionet me 2.7 përqind, të veçantët dhe të pleqërisë, janë 900 mijë përfitues gjithsej që nga data 1 korrik do të kenë mundësi të marrin këtë rritje”, u shpreh ministrja.