Friday, 26 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaPolicia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas, Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, ndërhyrja u bë pas marrjes së sinjalizimit se njëra prej turisteve kishte dëmtuar këmbën si pasojë e një rrëzimi, duke e bërë të pamundur lëvizjen në terrenin e vështirë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Policinë Alpine të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, organizuan menjëherë një operacion kërkim-shpëtimi, duke lokalizuar dhe nxjerrë në siguri dy turistet.

Policia i dha ndihmën e parë turistes së dëmtuar dhe, në bashkëpunim me ekipin e ambulancës, e transportoi në Spitalin e Traumës për trajtim mjekësor. Ndërkohë, turistja tjetër u shoqërua në një zonë të sigurt.

Sipas Policisë së Shtetit, dy shtetaset holandeze falënderuan efektivët dhe strukturat mbështetëse për reagimin e shpejtë, profesionalizmin dhe ndihmën e ofruar gjatë operacionit.

Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve dhe turistëve që, për çdo situatë emergjente, të kontaktojnë numrin pa pagesë 112.

Lini një koment