E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
–
Demokratë
–
Republikanë
Po ngarkohen rezultatet…
Rezultate jozyrtare, përditësohen automatikisht • Përditësuar: … • Të dhënat: civicAPI
Ballina›Sporti›Kosova mbyll përgatitjet sot, gati për sfidën ndaj Sllovakisë

Kosova mbyll përgatitjet sot, gati për sfidën ndaj Sllovakisë

Kombëtarja e Kosovës zhvillon sot stërvitjen e fundit para nisjes drejt Sllovakisë, në kuadër të përgatitjeve për gjysmëfinalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026.

Pas një atmosfere shumë pozitive në seancat paraprake, futbollistët kanë treguar përkushtim maksimal dhe disiplinë në zbatimin e detyrave taktike të përzgjedhësit Franco Foda, duke rritur optimizmin brenda skuadrës para sfidës vendimtare.

Seanca përmbyllëse do të mbahet në orën 11:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa menjëherë pas saj ekipi do të udhëtojë drejt Bratisllavës, ku të enjten do të përballet me Sllovakinë.

/KosovaPress/

Lini një koment