Sunday, 28 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaAksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit

Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së dielës në Novoselë, ku janë përplasur një automjet tip Volkswagen dhe një motomjet.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar. Ai është transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të veprimeve hetimore.

Lini një koment