Sunday, 28 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaNura tregon pse ish-demokratët po dalin kundër protestës

Nura tregon pse ish-demokratët po dalin kundër protestës

Ish-demokratë si Edmond Spaho dhe Jola Hysaj kanë mbështetur kryeministrin Edi Rama dhe kanë dalë kundër protestave që po zhvillohen para zyrës së tij.

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të mos dorëzohet para protestave në bulevard, por të vijojë misionin historik për ta anëtarësuar Shqipërinë në BE në vitin 2030.

Ndërsa ish-sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysaj ka dalë kundër protestës në bulevard, duke barazuar histerinë majtiste sot me molotovët demokratikë te pak muajve me pare të Sali Berishës, të dyja me një synim, për të rrëzuar Edi Ramën.

Në emisionin “Newsroom” në ABC News, gazetari dhe analisti Artur Nura deklaroi se protesta është një e mirë e padiskutueshme për demokracinë, por jo kur ka teori marksiste dhe revolucionare.

Sipas Nurës, ata po shprehen pasi nuk mundën të thonin mendimin e tyre brenda PD.

“Unë nuk i shoh pro Ramës, por kundër protestës. Protesta është një e mirë e padiskutueshme. Kjo protestë po kthjellon, po vë para pasqyrës edhe mazhorancës socialiste. Algoritmi, e ka përmendur zoti Rama, por janë qasur kundër një revolucionarizimi. Unë besoj se duhet lexuar racionalisht. Kur ne flasim me teori marksiste, revolucionare, burg, mos duhet të bëjmë burgje pa gjyqe, si në 1945? Ata që mund të jenë pas, fakti që vjen një eurodeputete, e cila është ekstremiste e majtë, kjo nuk është e drejtë sipas meje. Këta të dy, kanë reaguar sepse nuk e gjejnë tek partia e tyre këtë mundësi, që kemi nevojë për demokraci. Njerëzit përdoren, dhe kur merr mikrofonin thua revolucion dhe të gjithë në burg, nuk shkon kështu. Rastin e zotit Spaho e mirëkuptoj, nuk e gjen partinë e tij për të qarë këtë hall. Tek zoti Berisha nuk ka entuziazëm dhe gjen kundërshtarin e tij. Sipas Spahos, më mirë zoti Rama sesa neomarksistët”, theksoi ai.

Lini një koment