Monday, 29 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaMbledhja e grupit të PS, një grup protestuesish mblidhen te Kryesia e Kuvendit

Mbledhja e grupit të PS, një grup protestuesish mblidhen te Kryesia e Kuvendit

Një grup protestuesish janë mbledhur përpara Kryesisë së Kuvendit pas thirrjes në rrjetet sociale një ditë më parë.

Më thirrjet “Parlament analfabet” dhe “Vdekje tradhtarëve Shqipëria e shqiptarëve”, ata janë grumbulluar për disa minuta para Kuvendi dhe më pas janë larguar.

Sot pritet të mbahet protesta e 30-të qytetare para Kryeministrisë, e cila vijon më tej deri në orët e vona të natës me një marshim në rrugët e kryeqytetit.

Pak minuta më vonë në Kryesinë e Kuvendit ka mbërritur kryeministrin Edi Rama, pasi në këtë ambient do të mbahet mbledhja e grupit parlamentar të PS.

Lini një koment