Mbledhja e grupit të PS, një grup protestuesish mblidhen te Kryesia e Kuvendit
Një grup protestuesish janë mbledhur përpara Kryesisë së Kuvendit pas thirrjes në rrjetet sociale një ditë më parë.
Më thirrjet “Parlament analfabet” dhe “Vdekje tradhtarëve Shqipëria e shqiptarëve”, ata janë grumbulluar për disa minuta para Kuvendi dhe më pas janë larguar.
Sot pritet të mbahet protesta e 30-të qytetare para Kryeministrisë, e cila vijon më tej deri në orët e vona të natës me një marshim në rrugët e kryeqytetit.
Pak minuta më vonë në Kryesinë e Kuvendit ka mbërritur kryeministrin Edi Rama, pasi në këtë ambient do të mbahet mbledhja e grupit parlamentar të PS.