Ministri Nufi vizitë në Athinë, pritet nga Dendias. Në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh në mbrojtje
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias këtë të hënë ka pritur homologun e tij, Ermal Nufi në Athinë. Dendias përmes një postimi në “X” ka ndarë pamje dhe detaje nga diskutimet me ministrin Nufi.
Ai shkruan se në fokus të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh në mbrojtje dhe çështje rajonale dhe ndërkombëtare të mbrojtjes dhe sigurisë. Ndër të tjera Dendias thekson se shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike.
Nga fotot e postuara nga ministri grek, shihet momenti i pritjes së ministrit Nufi. Ai u prit me ceremoni zyrtare.
“Sot prita mirë Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, z. Ermal Nufi, me të cilin diskutuam forcimin e bashkëpunimit dypalësh në mbrojtje , si dhe çështje rajonale dhe ndërkombëtare të mbrojtjes dhe sigurisë. Pata mundësinë ta informoja homologun tim mbi “Axhendën 2030”, programin e reformave në vazhdim për modernizimin e Forcave të Armatosura Greke. Përveç kësaj, shqyrtuam mundësitë e bashkëpunimit tonë në fushën e sigurisë kibernetike”, shkruan Dendias.
Υποδέχθηκα σήμερα τον Υπουργό Άμυνας της Αλβανίας κ. @ErmalNufi, με τον οποίο συζητήσαμε για την ενίσχυση της διμερούς αμυντικής συνεργασίας 🇬🇷 – 🇦🇱 , καθώς και περιφερειακά & διεθνή ζητήματα άμυνας και ασφαλείας.Είχα την ευκαιρία να ενημερώσω τον ομόλογό μου σχετικά με την… pic.twitter.com/amyZBkXY0P