Thursday, 2 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaVIDEO / Protestuesit dhunojnë deputetët në kafe, ndërhyn Policia, 5 të arrestuar!

VIDEO / Protestuesit dhunojnë deputetët në kafe, ndërhyn Policia, 5 të arrestuar!

Tensione dhe përplasje kanë ndodhur jashtë ambienteve të Kuvendit. Ndërsa në orën 10:00 pritet të nisë seanca plenare disa deputetë u paraqitën në Kuvend më herët, por gjithashtu disa protestues ishin përpara ambienteve të Parlamentit. Protestuesit kanë hedhur vezë.

Ndërsa forca të shumta policie janë bërë gardh në hyrjet e Kuvendit.

Pesë protestues janë shoqëruar nga policie. Ndërsa në pamje shihet edhe momenti kur efektivë të shumtë policie kanë hyrë në ambientet e lokalit dhe kanë ndaluar disa protestues.

Mësohet se në qendrën tregtare Toptani, teksa disa deputetë ishin ulur në kafe, protestuesit krahas sulmit me vezë i kanë rrëzuar tavolinat dhe i kanë shtyrë me duar.

Lini një koment