Thursday, 2 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaNis seanca plenare, PD mungon në sallë: Nuk marrim pjesë deri në përfshirjen në procedurë parlamentare të katër projektligjeve për diskutim dhe miratim

Nis seanca plenare, PD mungon në sallë: Nuk marrim pjesë deri në përfshirjen në procedurë parlamentare të katër projektligjeve për diskutim dhe miratim

Ka nis seanca plenare e kësaj të enjte (2 korrik), teksa jashtë godinës, një grup qytetarësh po protestojnë, ndërsa nuk kanë munguar edhe momentet e tensionit.

Deputetët e Partisë Demokratike nuk janë të pranishëm në sallën e Kuvendit, pasi kanë vendosur të bojkotojnë punimet e seancës.

PD akuzon shumicën socialiste se ka lënë jashtë kalendarit të punimeve katër projektligje të depozituara prej saj rreth një muaj më parë.

“Për sa kohë mazhoranca refuzon të përfshijë këto projektligje në rendin e ditës ose të përcaktojë shqyrtimin e tyre brenda këtij sesioni parlamentar, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të mos marr pjesë në punimet e Kuvendit në seancën e sotme dhe kërkojmë me forcë përfshirjen në procedurë parlamemtare të katër projektligjeve për diskutim dhe miratim në Kuvend”, thuhej në deklaratën zyrtare të PD-së.

Në rendin e ditës së kësaj seance, ishte parashikuar edhe interpelancë me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa si dhe një seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, kërkuar nga deputeti Klevis Balliu.

Lini një koment