Friday, 21 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga Shqiperia“Mos qëlloni policët”, protestuesit hedhin vezë dhe shishe plastike drejt hyrjes së Parlamentit

“Mos qëlloni policët”, protestuesit hedhin vezë dhe shishe plastike drejt hyrjes së Parlamentit

Një pjesë e protestuesve u zhvendosën drejt Pedonales ku është hyrja tjetër e Parlamentit, pas raportimeve se një pjesë e deputetëve do të dilnin më herët nga seanca.

Ata kanë qëlluar me vezë dhe shishe plastike drejt hyrjes së Parlamentit, një pjesë e të cilëve ka kapur efektivë të policisë.

Një pjesë e protestuesve kanë bërë thirrje që të mos qëllohet në drejtim të policisë.

Përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë u regjistruar disa herë gjatë protestës që nga mëngjesi. Policia përdori spraj djegës, ndërsa shoqëroi 5 protestues.

Lini një koment