“Mos qëlloni policët”, protestuesit hedhin vezë dhe shishe plastike drejt hyrjes së Parlamentit
Një pjesë e protestuesve u zhvendosën drejt Pedonales ku është hyrja tjetër e Parlamentit, pas raportimeve se një pjesë e deputetëve do të dilnin më herët nga seanca.
Ata kanë qëlluar me vezë dhe shishe plastike drejt hyrjes së Parlamentit, një pjesë e të cilëve ka kapur efektivë të policisë.
Një pjesë e protestuesve kanë bërë thirrje që të mos qëllohet në drejtim të policisë.
Përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë u regjistruar disa herë gjatë protestës që nga mëngjesi. Policia përdori spraj djegës, ndërsa shoqëroi 5 protestues.