Shkatërruan makinat dhe dhunuan policët, 8 të arrestuar për protestën te Kuvendi (EMRAT)
23 protestues u shoqëruan për dhunën në protestën te Kuvendi që përfundoi në sulme me gurë ndaj forcave blu, përfshirë shkatërrimin e një makine të policisë.
Pas përfundimit të procedurave dhe këqyrjes së provave nga ana e policisë, përfshirë pamje filmike nga protesta, 8 prej të shoqëruarve, iu komunikua arresti, përfshirë një prej organizatorëve, Gent Progni.
Brenda 72 orëve, ata do të dalin para gjykatës për vlerësimin e arrestit.
Sipas të dhënave nga Spitali Universitar i Traumës, gjatë ditës së sotme morën trajtim mjekësor 14 efektivë policie dhe 2 protestues. Nga efektivët e lënduar, 4 vijojnë të marrin trajtim mjekësor, ndërsa pjesa tjetër, së bashku me protestuesit, janë larguar nga spitali pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme.