E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaBotaPlanifikonte të shtëna masive në festivalin e New Orleans, arrestohet një person i dyshuar

Planifikonte të shtëna masive në festivalin e New Orleans, arrestohet një person i dyshuar

Autoritetet amerikane kanë arrestuar një burrë i dyshuar për planifikimin e të shtënave masive në një festival në New Orleans. Ai u arrestua në një hotel

Autoritetet amerikane kanë arrestuar një burrë i dyshuar për planifikimin e të shtënave masive në një festival në New Orleans. Ai u arrestua në një hotel në Florida me një pistoletë dhe qindra fishekë.

Eventi nuk u identifikua, por festivali i xhazit dhe trashëgimisë kulturore i New Orleans, i njohur zakonisht si JazzFest, zhvillohet nga e enjtja deri më 3 maj. Organizatorët thanë se tubimi feston muzikën, ushqimin dhe kulturën e Luizianës dhe tërhoqi rreth 460,000 njerëz vitin e kaluar.

Burri nga Chapel Hill, Karolina e Veriut, kërkohej nga Departamenti i Sigurisë Publike për kërcënime terroriste, njoftoi në internet zyra e sherifit të qarkut Okaloosa të enjten. Ajo tha se autoritetet federale kishin identifikuar kërcënimin e dyshuar, pa përmendur agjencinë.

Burri u arrestua si i arratisur nga drejtësia dhe do të ekstradohet në Luiziana për t’u përballur me akuzat atje.

Polici Danny Berrincha, një zëdhënës i policisë shtetërore të Luizianës, tha se agjencia po heton ende episodin me FBI-në.

“Për momentin, nuk ka kërcënime të drejtpërdrejta të njohura për ndonjë festival në Luiziana”, shtoi ai.

Lini një koment