Thursday, 20 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPërfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Një sipërfaqe me ullishte është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Drizë të bashkisë Fier.

Pas njoftimit nga banorët, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve të cilat favorizohet nga era.

Operacionit i janë bashkuar dhe banorët e zonës të cilët po i vijnë në ndihmë zjarrfikësve me mjete rrethanore.

Fatmirësisht zjarri ndodhet larg qendrës së banuar por banorët thonë se terreni i vështirë për shkak të mungesës së rrugëve në parcela, vështirëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.

Lini një koment