Thursday, 20 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPërfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër, ndërhyjnë zjarrfikësit

Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një zjarr ka rënë këtë të martë në Pazarin e Gjirokastrës. Zjarri raportohet se ka rënë pranë Postës Shqiptare, ku flakët kanë përfshirë fasadën e godinës në zonën e tabelave reklamuese.

Flakët rrezikonin edhe banesat pranë teksan menjëherë zjarrikësit kanë shkuar drejt vendngjarjes. Fatmirësisht ndërhyrja u krye në kohë dhe zjarri u shua.

Nuk ka raportime për të lënduar teksa ende nuk dihen shkaqet që sollën këtë zjarr. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lini një koment