Tuesday, 28 July 2026
54°F Detroit
BallinaBotaANKARA – Zelensky: E di se Trump do të bëjë gjithçka për të ndalur luftën

ANKARA – Zelensky: E di se Trump do të bëjë gjithçka për të ndalur luftën

ANKARA, 8 korrik /ATSH – ANSA/ – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shprehu besimin e tij ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë takimit të tyre në kuadër të samitit të NATO-s në Ankara.

“Dua të falënderoj Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e tyre dhe e di se Trump do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta ndalur këtë luftë”, tha Zelensky.

Nga ana e tij, Trump theksoi se marrëdhëniet mes tij dhe presidentit ukrainas janë përmirësuar ndjeshëm pas përplasjes së vitit të kaluar në Shtëpinë e Bardhë.

“Nga Zyra Ovale e deri më sot, unë dhe Zelensky kemi zhvilluar një marrëdhënie të mirë”, deklaroi Trump, duke iu referuar debatit të ashpër që patën në Shtëpinë e Bardhë gjatë vitit 2025.

Takimi u konsiderua një sinjal afrimi mes dy liderëve, ndërsa vazhdojnë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Lini një koment