E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaSportiFtesë “speciale” për Italinë në Botëror, SHBA reagon zyrtarisht

Ftesë “speciale” për Italinë në Botëror, SHBA reagon zyrtarisht

Shanset për të parë Italinë në Botërorin “FIFA2026” janë thuajse zero, kjo pasi edhe karta politike po zbehet gjithnjë e më shumë. Për të mbyllur një tjetër dritare Italisë ka menduar Marco Rubio, Sekretari i Shtetit në SHBA, me këtë të fundit që theksoi se askush nuk ia mohon të drejtën Iranin për të qenë […]

Shanset për të parë Italinë në Botërorin “FIFA2026” janë thuajse zero, kjo pasi edhe karta politike po zbehet gjithnjë e më shumë. Për të mbyllur një tjetër dritare Italisë ka menduar Marco Rubio, Sekretari i Shtetit në SHBA, me këtë të fundit që theksoi se askush nuk ia mohon të drejtën Iranin për të qenë në Botëror:

“Asnjë komunikim nga ana jonë, asnjë deklarate nga ne, nuk ka thënë që Irani është i ndalur të vijë në SHBA. Nuk e di nga vijnë këto zëra. Atletët janë të lirë të vijnë, por sigurisht, ne nuk dëshirojmë persona të lidhur me Pasdaran, trupat e Gardës Revolucionare Islamike”,

u shpreh Marco Rubio.

Kjo deklaratë e Sekretarit të Shtetit vijnë menjëherë pasi Paolo Zampollini, i dërguar i presidentit Donald Trump, në një intervistë për “Financial Time” kishte deklaruar se i kishte kërkuar presidentit të SHBA dhe presidentit të FIFA-s të ftonin Italinë në vend të Iranin. Pavarësisht këtyre kërkesave të vazhdueshme nga ana e politikës, në Itali, protagonistët e futbollit janë totalisht kundër kësaj ideje.

Lini një koment