Wednesday, 19 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaAksident rrugor në Vlorë, mbeten të plagosura dy vajza

Aksident rrugor në Vlorë, mbeten të plagosura dy vajza

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në Vlorë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore për të kryer veprimet procedurale dhe për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

Nga informacionet paraprake raportohet për persona me lëndime të rënda. Mësohet se të plagosura kanë mbetur dy vajza të cilat janë dërguar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Lini një koment