Tuesday, 18 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaVetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore

Vetëm me votat e PS-së, Konferenca e Kryetarëve i çon Parlamentit shtyrjen e reformës zgjedhore

Konferenca e Kryetarëve ka miratuar vetëm me votat e Partisë Socialiste propozimin për shtyrjen e afatit të reformës zgjedhore deri në muajin nëntor.

Propozimi u kalua pa mbështetjen e opozitës dhe do t’i paraqitet për miratim seancës plenare të Kuvendit.

Shtyrja e afatit synon t’i japë më shumë kohë Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore për vijimin e punës dhe përgatitjen e ndryshimeve të mundshme në kuadrin zgjedhor.

Lini një koment