Hoxha e Konjufca takohen në Uashington, flasin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha ka publikuar një fotografi nga takimi në Uashington me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca.
Hoxha në një postim në Facebook shkruan se gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet më të fundit, çështjet me interes të përbashkët dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të gjithanshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Ndryshe, Hoxha dhe Konjufca ndodhen në Uashington për takimin ministror mbi rritjen e rrezikut nga terrorizmi politik, organizuar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio. /Telegrafi/