Friday, 17 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaDETAJE/ Vrasja e Edmond Sulës, ekzekutori nuk përdori makinë, u largua përmes pyllit

DETAJE/ Vrasja e Edmond Sulës, ekzekutori nuk përdori makinë, u largua përmes pyllit

Mësohen detaje të reja nga hetimet për ekzekutimin e 50-vjeçarit Edmond Sula, i cili u vra me snajper në oborrin e banesës së tij pak pas mesnatës së 12 korrikut.

Sipas burimeve nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se autori ka vepruar i vetëm. Madje ai duket se ka studiuar më së miri zonën për të shmangur identifikimin nga kamerat e sigurisë në rrugë apo banesa. për këtë qëllim, sipas hetimeve, ai ka lëvizur në këmbë duke shmangur rrugët kryesore.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë nuk është konstatuar përdorimi i ndonjë automjeti, as gjatë mbërritjes dhe as gjatë largimit nga vendi i ngjarjes.

Hetuesit dyshojnë se autori ka qëndruar i fshehur në barishte, pas një peme pranë banesës së viktimës, duke pritur momentin për të qëlluar. Pas kryerjes së krimit, ai dyshohet se është larguar nëpër ara dhe më pas në një zonë të pyllëzuar, ku ka humbur gjurmët.

Një tjetër element që po analizohet nga grupi hetimor është fakti se, ndryshe nga atentatet e kryera zakonisht nga vrasës me pagesë, në këtë rast nuk është gjetur asnjë automjet i djegur apo armë e braktisur.

Dyshimet janë se ekzekutori mund të jetë një person me të iclin Sula mund të ketë pasur konflikte të mëparshme, por nuk përjashtohet as pista e përdorjes së vrasësve me pagesë. Megjithatë burimet shtojnë se për këtë dyshim të fundit ka më pak gjasa të ketë ndodhur. Sipas burimeve, 50-vjeçari kishte pasur disa konflikte, të cilat po verifikohen në kuadër të hetimeve.

Lini një koment