E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Sulm masiv me dronë në Krasnodar të Rusisë, 1 i vrarë dhe 10 të plagosur

Sulm masiv me dronë në Krasnodar të Rusisë, 1 i vrarë dhe 10 të plagosur

Një person u vra dhe 10 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi masiv me dron në Rajonin Krasnodar të Rusisë jugore, sipas Guvernatorit Veniamin Kondratyev.

“Rajoni i Krasnodarit u sulmua masivisht mbrëmë. Fatkeqësisht, sulmi la një të vdekur dhe 10 të tjerë të plagosur”, shkroi ai në Max channel.

Kondratyev saktësoi se fragmente të një droni u ulën në ambientet e një vendi industrial në Armavir, duke vrarë një punonjës. Në Krasnodar, 10 persona u plagosën në një sulm ndaj një depoje.

Lini një koment