E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Bota›Emri i tij përmendej me mijëra herë në dosjet e Epstein, gjendet i vdekur në periferi të Parisit Daniel Siadu

Emri i tij përmendej me mijëra herë në dosjet e Epstein, gjendet i vdekur në periferi të Parisit Daniel Siadu

69-vjeçari Daniel Siadu i cili kishte lidhje me Jeffrey Epstein, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Ai u gjet i pajetë të hënën në Colombes, një periferi veriperëndimore e Parisit, konfirmoi zyra e prokurorit të Nanterre për BBC.

“Një hetim për të përcaktuar shkakun e vdekjes u hap të hënën në mbrëmje pas zbulimit”, tha zyra, duke shtuar se do të kryhet një autopsi.

Emri i Siadit u shfaq mijëra herë në dosjet e Epsteinit të publikuara nga qeveria amerikane. Ai më parë kishte mohuar çdo dijeni për kërcënimin që paraqiste Epstein.

Viktima e Epstein, Anya – jo emri i saj i vërtetë – kishte deklaruar se Siad e kishte prezantuar atë me Epstein-in.

Përpara një hetimi të BBC-së të publikuar më 18 korrik, avokati i Siadit kishte thënë se nuk ishte i disponueshëm për koment, por më parë kishte mohuar të kishte dijeni se Epstein përbënte një kërcënim.

Lini një koment