Monday, 17 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaBordi i Paqes, Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerë shtabi në Gaza për vlerësimin e terrenit dhe më pas do vendoset për trupa konkrete

Bordi i Paqes, Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerë shtabi në Gaza për vlerësimin e terrenit dhe më pas do vendoset për trupa konkrete

Shqipëria pritet të marrë një vendim javën e ardhshme në lidhje me angazhimin e saj në Forcat Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili tha se fillimisht vendi do të angazhohet me oficerë shtabi për vlerësimin e situatës në terren.

Sipas Nufit, dërgimi i oficerëve do të shërbejë për të analizuar kushtet dhe situatën në Gaza, ndërsa më pas do të vlerësohet mundësia e dërgimit të trupave konkrete, numri i tyre dhe zonat ku mund të angazhohen.

“Dërgimi i trupave në Gaza, javën që vjen me shumë do të kemi një vendim. Në kuadër të angazhimit të Bordit të Paqes do të dërgojmë oficerë shtabi në Forcat Ndërkombëtare Stabilizuese dhe Shqipëria do të jetë pjesë e këtyre trupave. Kemi shqyrtuar kushtet dhe territorin në Gaza dhe pas atij misioni do të bëhet vlerësimi për dërgimin e trupave konkrete. Aty do të vlerësohet se sa trupa do të dërgohen dhe ku do të dërgohen”, deklaroi Nufi.

Lini një koment