E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Qeveria liron nga detyra zëvendësministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Vilma Premti

Qeveria liron nga detyra zëvendësministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Vilma Premti

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për lirimin nga detyra të zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Vilma Premti.

Vendimi është marrë me propozim të Kryeministrit dhe mbështetet në kuadrin kushtetues e ligjor për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave.

Në dokumentin zyrtar të qeverisë përcaktohet:

“Znj. Vilma Premti, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.”

Sipas tekstit të vendimit, ky ndryshim në kabinetin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në “Fletoren zyrtare”.

Lini një koment