WNBA dhe sindikata e lojtarëve mbajnë takim pas incidentit Clark–Thomas për arbitrimin dhe sigurinë
WNBA dhe WNBPA njoftuan se të dy palët u takuan të mërkurën për të diskutuar çështje lidhur me arbitrimin, sigurinë dhe mesazhet e urrejtjes e raciste që u drejtohen lojtareve. Takimi u kërkua nga sindikata pas incidentit në të cilin forvardja e Phoenix Mercury, Alyssa Thomas, goditi në fyt mbrojtësen e Indiana Fever, Caitlin Clark.
Siç raporton Bleacher Report, në takim morën pjesë komiteti ekzekutiv i WNBPA, komiteti për Drejtësi, Barazi, Diversitet dhe Përfshirje (JEDI) dhe ekipi i sigurisë së ligës. Pas incidentit Thomas u pezullua për një ndeshje dhe bëri me dije se kishte marrë kërcënime për vdekje dhe kishte përjetuar fyerje raciste; edhe lojtarë të tjerë të WNBA-së dhanë shembuj të abuzimit racist që kishin përjetuar.
Elizabeth Williams, qendër e Chicago Sky dhe sekretare e WNBPA, tha se çështja kryesore ishte përmirësimi i komunikimit, duke kërkuar që komisionerja Cathy Englebert dhe pala e ligës të jenë më të qëndrueshme në komunikim, çka do t’u jepte lojtarëve më shumë siguri. Ajo vlerësoi se po ndërmerren hapa, por theksoi nevojën për një qasje më të qëndrueshme dhe bashkëpunuese.
Palët diskutuan gjithashtu mundësinë që takime të ngjashme të mbahen më rregullisht, edhe kur nuk ka ndodhi problematike, megjithëse për momentin nuk ka takime të planifikuara. Sipas Bleacher Report.