Sunday, 16 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga Shqiperia“Vajzën ta besoj ty, eja merre”, zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë

“Vajzën ta besoj ty, eja merre”, zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë

Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng ish-partneren e tij në Roskovec, pasi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi për vdekje ish-vjehrrën.

Shefi i Policisë së Roskovecit, Mariglen Korroveshaj, ka negociuar drejtpërdrejt me autorin për lirimin e 24-vjeçares. Fillimisht 35-vjeçari kundërshtoi ta lironte Rozalinda Plakën, ndërsa paralajmëroi efektivin të mos iu afrohej. Efektivi vijoi me këmbëngulje negociatat pavarësisht se i rrezikohej jeta pasi Buzi ishte i armatosur në makinë.

“Vajzës mos i bëj keq!”, i drejtohet ai në një moment, ndërsa Buzi përgjigjet: “Nuk e liroj, mos u afro”.
Pas disa minutash negociata, 35-vjeçari zbutet dhe pranon të lirojë pengun, duke i thënë efektivit: “Vajzën ta besoj ty, eja merre”.

Në atë moment, shefi i policisë afrohet, merr 24-vjeçaren dhe e largon nga vendi. Edhe pas lirimit të saj, negociatat vijojnë për ta bindur autorin të dorëzohet, por ai refuzon.

Lini një koment