Sunday, 26 July 2026
54°F Detroit
BallinaArte“Vala Fest” në Shëngjin, Ndreu: Një natë e paharrueshme buzë detit

“Vala Fest” në Shëngjin, Ndreu: Një natë e paharrueshme buzë detit

Shëngjini u kthye mbrëmjen e së shtunës në një skenë të madhe muzikore, me koncertin përmbyllës të “Vala Fest”, aktivitet i zhvilluar në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë.

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky aktivitet, ndërsa e cilësoi atmosferën të jashtëzakonshme, ku muzika, energjia dhe emocionet u ndërthurën në një natë të paharrueshmet.

Në skenë performuan Luiz Ejlli, Soni Malaj, Bardhi dhe Klea Marku, ndërsa programi vijoi me interpretimet e DJ-ve, të cilët mbajtën publikun në festë gjatë gjithë mbrëmjes.

“Shëngjini përjetoi një natë të paharrueshme buzë detit”, u shpreh Ndreu duke vlerësuar bashkëpunimin me organizatorët.

Edicioni i këtij viti i “Vala Fest” u zhvillua më 24 dhe 25 korrik në shëtitoren “Wilson”, pranë Portit të Shëngjinit. Festivali solli dy netë me muzikë live dhe performanca nga artistë e DJ shqiptarë dhe të huaj.

Aktiviteti synon pasurimin e kalendarit kulturor dhe turistik të Shëngjinit gjatë sezonit veror, duke mbledhur pushues, qytetarë dhe adhurues të muzikës në një prej destinacioneve kryesore bregdetare të veriut të vendit.

Lini një koment