Sunday, 26 July 2026
54°F Detroit
BallinaArtePorto Palermo Festival nis me mesazhin për mbrojtjen e detit dhe mjedisit

Porto Palermo Festival nis me mesazhin për mbrojtjen e detit dhe mjedisit

Edicioni i gjashtë i Porto Palermo Festival u çel me aktivitetin ndërgjegjësues “Preserving our Sea 4”, duke vendosur në qendër të vëmendjes mbrojtjen e mjedisit dhe pastrimin e bregdetit.

Nisma, e organizuar nga artisti Olen Çezari, gjeti mbështetjen e Bashkisë Himarë, e cila e konsideron mbrojtjen e mjedisit një nga objektivat e saj themelorë.

Aktivitetit të pastrimit iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, i cili u bëri thirrje qytetarëve dhe vizitorëve të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së bregdetit.

“I bëj thirrje çdo qytetari, vizitori dhe kalimtari që ta mbajë pastër bregdetin dhe detin, sepse është pasuria më e çmuar që ne kemi”, u shpreh Tavo.

Porto Palermo Festival do të vijojë deri më 16 gusht, duke sjellë në Himarë dhjetëra artistë dhe mijëra artdashës, të cilët, krahas koncerteve, do të kenë mundësi të shijojnë edhe peizazhin dhe pasuritë natyrore të bregdetit shqiptar.

Lini një koment