E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Erald Maksuti gjen golin e parë rus, menjëherë vendimtar për skuadrën e tij

Erald Maksuti gjen golin e parë rus, menjëherë vendimtar për skuadrën e tij

Aventura ruse e sulmuesit shqiptar, Erald Maksuti, ka nisur në mënyrën më të mirë. Ish-lojtari i Flamrtarit dhe Apolonisë, i transferuar tek Akhmat Grozni në merkaton e verës, ka shënuar golin e parë me fanellën e kësaj skuadre.

Sulmuesi 22-vjeçar rezultoi vendimtar në ndeshjen kundër Lokomotivës së Moskës. I aktivizuar si zëvendësues në minutën e 78-të të ndeshjes, ai realizoi golin e barazimit për Akhmat Groznin pas 5 minutash në fushë, duke i dhënë një pikë të rëndësishme në debutimin e tij në kampionatin rus, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Maksuti është një nga sulmuesit shqiptarë më premtues. Pasi spikati me Flamurtarin sezonin e kaluar, ai bëri hapin e madh të kalimit në Rusi për 700 mijë euro. Dhe starti në këtë kampionat duket mjaft i mirë.

Lini një koment