Monday, 27 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaKuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite ndryshimet në përbërjen e komisioneve

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite ndryshimet në përbërjen e komisioneve

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, duke nisur nga ora 10:00, seancën plenare publike, ku në rendin e ditës është parashikuar shqyrtimi i disa çështjeve procedurale dhe organizative.

Deputetët do të miratojnë fillimisht procesverbalin e seancës së datës 23 korrik, do të njihen me njoftimet, si dhe do të shqyrtojnë projektvendimin për ndryshimin e vendimit nr. 87/2026, “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.

Projektvendimi pritet të miratohet me shumicë të thjeshtë votash, në përputhje me parashikimet e Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit.

Ndërkohë jashtë Kuvendit janë mbledhur protestues dhe një numër i madh forcash policie ka bllokuar zonën përreth institucionit.

Lini një koment