Sunday, 16 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaMarrëveshja me SHBA me procedurë te përshpejtuar, Berisha: Jemi pro, por nuk votojmë procedura antikushtetuese

Marrëveshja me SHBA me procedurë te përshpejtuar, Berisha: Jemi pro, por nuk votojmë procedura antikushtetuese

Kuvendi shqyrtoi me procedurë të përshpejtuar marrëveshjen e huasë 302 milionë dollarë me Shtetet e Bashkuara për modernizimin e Forcave të Armatosura.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar mënyrën e ndjekur nga mazhoranca për miratimin e kësaj marrëveshjeje, duke e cilësuar një veprim antikushtetues.

Në një komunikim me mediat, Berisha theksoi se opozita është pro huasë me SHBA-në, por kërkon që procedura parlamentare të respektojë Kushtetutën.

“Është akt i turpshëm i Ramës, i cili një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje, për çka PD është mirënjohëse, do me çdo kusht ta kalojë me procedurë jo kushtetuese. Ka një përcaktim kushtetues e cila nuk lejon votimin me procedurë të përshpejtuar pa një afat minimal një javor. Kërkon të dhunojë kush dhe të para si flamurtar për plotësimin e buxhetit të NATO-s. Ne nuk votojmë në procedura anti kushtetuese. Ne jemi pro kredisë, por në kërkojmë që kjo procedurë të bëhet në përputhje me kushtetutën dhe jo vullnetin antikushtetues të Ramës. Qeveria e SHBA e ka dorëzuar në qeverinë shqiptare këtë marrëveshje muaj më parë. Kaloi në qeveri me 20 e ca qershor dhe e mbajtën nga 20 e ca qershori për ta sjellë në kuvend me 24 korrik dhe për ta kaluar me çdo kusht me procedurë të përshpejtuar. Grupi i PD ofroi propozimin e saj për të ndjekur rregullin kushtetues, në mënyrë që kuvendi të mblidhet dhe të enjten. Rëndësi ka që në mënyrë absolute nuk votojmë në procedura antikushtetuese”, tha Berisha.

Lini një koment