Tuesday, 28 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaRrëmbeu dokumentin sekret në Kuvend, Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Rrëmbeu dokumentin sekret në Kuvend, Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ështëq përjashtuar me 60 ditë nga punimet e Kuvendit, me vendim të marrë nga Sekretariati i Etikës këtë të martë, 28 korrik.

Arsyeja e përjashtimit të tij, lidhet me marrjen e dokumentit me informacion të klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-të.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë (27 korrik), kur Shehaj u paraqit në sallë në Kuvend për tu njohur me detajet e marrëveshjes së huas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për financimin e mbrojtjes së jashtme.

Por ai nuk qëndroi gjatë në sallë dhe pasi siguroi një kopje të marrëveshjes në fjalë tentoi të largohej me vrap, ndërsa punonjësja e Kuvendit tentoi ta ndalojë.

Ky akt u cilësua si i paligjshëm nga kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, i cili në një reagim në rrjetet sociale tha se Shehaj duhej arrestuar në kushtet e flagrancës pasi ka vjedhur një dokument të klasifikuar.

Madje i bindur se akti i Shehajt përbën shkelje penale, i kërkoi Kuvendit ta referojë rastin edhe ne SPAK me dyshimin se ai ka kryer 5 vepra penale që cënojnë sigurinë kombëtare, pasi dokumentin e marrë mund ta dorëzonte te aktorët e tjerë.

Lini një koment