Tuesday, 28 July 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaVendimi për rastin “Drenica 1”, Sami Lushtaku dhe shtatë të tjerë shpallen të pafajshëm

Vendimi për rastin “Drenica 1”, Sami Lushtaku dhe shtatë të tjerë shpallen të pafajshëm

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga të gjitha akuzat ish-komandantin e UÇK-së, Sami Lushtakun, dhe shtatë persona të tjerë të përfshirë në rastin e njohur si “Drenica 1”.

Trupi gjykues ka vendosur që të gjithë të akuzuarit të shpallen të pafajshëm, pasi sipas gjykatës nuk është gjetur asnjë provë që do të dëshmonte fajësinë e tyre.

“Nuk është gjetur asnjë provë që do të vërtetonte fajësinë e të pandehurve”, është thënë gjatë shpalljes së vendimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Lini një koment