Tuesday, 28 July 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaHaxhiu fton liderët politikë në takim për përgatitjet e seancës konstituive të Kuvendit

Haxhiu fton liderët politikë në takim për përgatitjet e seancës konstituive të Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të mbajë të premten, më 31 korrik, një mbledhje të përbashkët me kryetarët e subjekteve politike parlamentare, ku do të diskutohen përgatitjet për seancën konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, në rend të ditës së këtij takimi është vetëm pika për “Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Takimi do të mbahet në sallën C-301 të Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga ora 11:00.

Ky takim pritet të shërbejë për koordinimin ndërmjet subjekteve politike lidhur me hapat proceduralë për konstituimin e legjislaturës së re dhe funksionalizimin e Kuvendit. /Telegrafi/

Lini një koment