Burnham ngre Laburistët në sondazhe: Tejkalon Reform Uk të Nigel Farage
Partia Laburiste ka pësuar një rritje të ndjeshme në sondazhe, vetëm një javë pasi Andy Burnham u bë kryeministër, duke barazuar ose duke tejkaluar partinë Reform UK të Nigel Farage.
Reform UK, një parti e krahut të djathtë kundër emigrantëve, kryesonte thuajse në çdo sondazh për më shumë se një vit dhe fitoi qindra vende në zgjedhjet lokale dhe rajonale në maj.
Rezultati i dobët për laburistët çoi në largimin e Keir Starmer dhe zgjedhjen e Burnham si kryetar i partisë dhe kryeministër.
Në javën e parë në detyrë, Burnham hoqi disa taksa për faturat e energjisë, kufizoi tarifat e autobusëve dhe premtoi reforma që do i lehtësonin jetën qytetarëve.
Në një sondazh të Survation, Partia Laburiste kishte një mbështetje prej 26% pas javës së parë të Burnham në detyrë, duke e tejkaluar Reform, e cila vlerësohej me 24%.
Javën para se Starmer të njoftonte dorëheqjen e tij në qershor, Partia Laburiste kishte vetëm 19%, dhe Reform UK 27%.
Anketues të tjerë raportuan një rezultate të ngjashme.
Një sondazh i More In Common, tregoi se Partia Laburiste ishte 28%, ndërsa Reform UK 24%.
Sondazhet e YouGov nxorën Reform UK dhe Partinë Laburiste të barabartë me 22%.
YouGov tha gjithashtu se më shumë britanikë e shihnin Burnhamin si një kryeministër më të mirë se Farage, ose ndonjë udhëheqës tjetër të partisë kryesore.
I pyetur për rritjen e papritur në sondazhe, Burnham tha se ishte i lumtur që e nisi detyrën duke u lidhur më shumë me njerëzit.