Saturday, 15 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaYlli Pjetërnikaj kandidati i 3-të për kryeprokuror, afati mbyllet më 1 gusht

Ylli Pjetërnikaj kandidati i 3-të për kryeprokuror, afati mbyllet më 1 gusht

Në garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm është shtuar një tjetër kandidaturë. Ylli Pjetërnikaj ka dorëzuar aplikimin e tij, duke e çuar në 3 numrin e kandidatëve që kanë shprehur interesin për këtë pozicion.

Përpara tij kishin dorëzuar kandidaturën për prokurorin e ri të përgjithshëm, Rovena Zoto dhe prokurori i SPAK Adnan Xholi.

Afati për dorëzimin e kandidaturave për Prokuror të Përgjithshëm përfundon më 1 gusht, në orën 00:00.

Pas mbylljes së aplikimeve, anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të kenë afat deri më 14 gusht për të verifikuar kandidatët dhe për të përcaktuar se cilët prej tyre plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore.

Lini një koment