Ylli Pjetërnikaj kandidati i 3-të për kryeprokuror, afati mbyllet më 1 gusht
Në garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm është shtuar një tjetër kandidaturë. Ylli Pjetërnikaj ka dorëzuar aplikimin e tij, duke e çuar në 3 numrin e kandidatëve që kanë shprehur interesin për këtë pozicion.
Përpara tij kishin dorëzuar kandidaturën për prokurorin e ri të përgjithshëm, Rovena Zoto dhe prokurori i SPAK Adnan Xholi.
Afati për dorëzimin e kandidaturave për Prokuror të Përgjithshëm përfundon më 1 gusht, në orën 00:00.
Pas mbylljes së aplikimeve, anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të kenë afat deri më 14 gusht për të verifikuar kandidatët dhe për të përcaktuar se cilët prej tyre plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore.