Saturday, 15 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaMiratohet Strategjia Kombëtare e Kulturës 2026–2030, Gonxhja: Do të forcojë zhvillimin e sektorit kulturor

Miratohet Strategjia Kombëtare e Kulturës 2026–2030, Gonxhja: Do të forcojë zhvillimin e sektorit kulturor

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave miratoi këtë të enjte (30 korrik) Strategjinë Kombëtare të Kulturës 2026–2030.

Në një konferencë për mediat, ministri tha se strategjia synon krijimin e një kuadri më të plotë të politikave për një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit kulturor në vend, në përputhje me prioritetet kombëtare të zhvillimit, procesin e integrimit europian dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë në fushën e artit dhe kulturës.

Sipas Gonxhes, strategjia synon të forcojë rolin e kulturës si faktor i zhvillimit kulturor, ekonomik dhe territorial, duke kontribuar në rritjen e mirëqenies sociale, zhvillimin e balancuar të territoreve dhe konsolidimin e vlerave demokratike.

Një tjetër objektiv i saj, theksoi ministri është promovimi i turizmit kulturor përmes ofrimit të përvojave autentike dhe mbështetjes së krijimtarisë, artit, zanatit dhe trashëgimisë kulturore.

“Miratuam Strategjinë Kombëtare të Kulturës 2026–2030, që synon krijimin e një kuadri më të plotë të politikave për një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit kulturor në vend, në përputhje me prioritetet kombëtare të zhvillimit në procesin e integrimit europian dhe angazhimet ndërkombëtare të vendit në fushën e artit dhe të kulturës.

Strategjia synon të forcojë rolin e kulturës si faktor i zhvillimit kulturor, ekonomik dhe territorial, duke kontribuar në rritjen e mirëqenies sociale, zhvillimin e balancuar të territoreve dhe konsolidimin e vlerave demokratike.

Objektivi afatgjatë është që, deri në vitin 2030, Shqipëria të konsolidojë pozicionin e saj si një qendër kulturore me rëndësi në Ballkanin Perëndimor dhe si një aktore aktive e hapësirës kulturore europiane, duke mbështetur zhvillimin e një ekosistemi kulturor të qëndrueshëm, gjithëpërfshirës dhe sa më inovativ.

Strategjia përcakton një paketë të qartë reformash legjislative dhe rregullatore, duke nisur nga rishikimi i plotë i kuadrit ligjor kulturor dhe i ligjit për artin dhe kulturën.

Strategjia promovon turizmin kulturor, duke ofruar përvoja autentike, duke shkuar drejt krijimtarisë, artit, zanatit dhe trashëgimisë së përditshme”, tha ministri.

Lini një koment