Saturday, 15 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPS kërkon shkrirjen e bashkisë Maliq dhe bashkimin me Korçën, banorët thërrasin protestë të dielën

PS kërkon shkrirjen e bashkisë Maliq dhe bashkimin me Korçën, banorët thërrasin protestë të dielën

Banorët e bashkisë së Maliqit kanë njoftuar këtë të enjte se do të ngrihen në protestë lidhur me hartën e re territoriale ku shkrihen 15 bashki. Nga këto ndryshime preket edhe Maliqi teksa PS kërkon bashkimin e saj me Korçën. Banorët kanë njoftuar protestë ditën e dielë në orën 19:00 para bashkisë.

Sipas projektligjit, 28 bashki do të konsolidohen në 13 bashki të reja. Bashkitë që propozohet të shkrihen janë: Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Përrenjas.

Lini një koment