E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Dinamo kualifikohet në turin e tretë të Conference League

Dinamo kualifikohet në turin e tretë të Conference League

Dinamo ka mposhtur me rezultatin 3-0 Aluminij në stadiumin “Elbasan Arena” dhe falë këtij suksesi është kualifikuar në turin e tretë të Conference League.

Ndeshja e parë në Slloveni kishte përfunduar në barazim 1-1, por djemtë e Ilir Dajës nuk gabojnë në ndeshjen e kthimit, fitojnë 3-0 në Elbasan dhe sigurojnë një biletë në turin tjetër të turneut.

Vila dhe Qefalija shënuan për “blutë” në pjesën e parë, ndërsa Përndreca realizon në pjesën e dytë. Në turin e tretë të turneut, Dinamo do të përballet me letonezët e Audas.

Lini një koment