Saturday, 15 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaPezullohen ndërtimet në zonat turistike, Gonxhja: Ja kur rifillojnë punimet

Pezullohen ndërtimet në zonat turistike, Gonxhja: Ja kur rifillojnë punimet

Ministri i Kulturës Blendi Gonxhja, me anë të një reagimi në rrjetet sociale shkruan sot në 1 gusht se do të pezullohen përkohësisht ndërtimet në zonat turistike.

Gonxhja shprehet se në zbatim të ligjit nr 83/ 2026 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave, pezullohen përkohësisht punimet e ndërtimit dhe aktivitetet e lidhura me to në zona turistike.

Postimi i ministrit të Kulturës Blendi Gonxhja

JO DAM DUM NË SEZON! Në zbatim të ligjit nr. 83/2026 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave, gjatë sezonit turistik 2026 pezullohen përkohësisht punimet e ndërtimit dhe aktivitetet e lidhura me to në zonat turistike. Periudha e pezullimit fillon me hyrjen në fuqi të këtij vendimi dhe përfundon më 15 shtator 2026. Kjo masë synon të garantojë zhvillimin normal të sezonit turistik, mbrojtjen e destinacioneve turistike dhe një mjedis më të qetë e cilësor për qytetarët dhe vizitorët.

Vendimi përcakton qartë:

-Punimet që pezullohen;

-Punimet që përjashtohen nga pezullimi;

-Zonat ku zbatohet masa;

-Rregullat për lejet e ndërtimit;

-Masat administrative në rast shkeljesh;

-Institucionet përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e tij.

Ftojmë të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari ndërtimore të respektojnë kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe të bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse për garantimin e një sezoni turistik të qetë, të sigurt dhe me standarde të larta.

Lini një koment