Sunday, 23 August 2026
54°F Detroit
BallinaBotaITALI- Autobusi përplaset me kamperin, 6 viktima dhe 30 të plagosur

ITALI- Autobusi përplaset me kamperin, 6 viktima dhe 30 të plagosur

ROMË, 2 gusht /ATSH- ANSA/ – Një aksident i rëndë rrugor ndodhi pasditen e sotme në rrugën kombëtare  SS79, pranë Colli sul Velino, në provincën e Rietit, afër kufirit me Umbrinë.

Në aksident u përfshinë një autobus, një kamper (autokamp) dhe tre automjete. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, autobusi dhe kamperi, që po lëviznin në drejtime të kundërta, u përplasën me forcë në dalje të tunelit të Greccios. Tre makinat që vinin pas nuk arritën të shmangnin përplasjen me mjetet e mbetura në rrugë dhe u përfshinë gjithashtu në aksident.

Gjashtë veta mbetën të vdekur ndërsa numri i

plagosurve është 27 persona,  tre deri në katër prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Të plagosurit në gjendje më të rëndë janë transportuar me helikopter drejt spitalit Gemelli në Romë dhe spitalit të Ternit,  ndërsa të tjerët janë dërguar në spitalet e Rietit, Ternit dhe Folignos.

Policia italiane ka nisur hetimet për të përcaktuar me saktësi shkaqet e aksidentit.

Lini një koment