Monday, 3 August 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaZyrtarizohen kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, pesë emra në garë

Zyrtarizohen kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, pesë emra në garë

Janë zyrtarizuar kandidaturat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, pas hapjes së garës nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP). Procesi vjen në prag të përfundimit të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili mbyllet në muajin dhjetor.

Sipas burimeve, në garë janë pesë kandidatë: Fatjona Memçaj, prokurore në Eurojust, aktualisht në mandatin e saj të dytë; Arta Marku, ish-Prokurore e Përgjithshme e përkohshme; Ylli Pjetërnika; Rovena Bozo, prokurore pranë Prokurorisë së Tiranës; si dhe Adnan Xholi, prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ndërkohë, kreu i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, kishte depozituar më herët kandidaturën e tij, por më pas vendosi të tërhiqej nga gara.

Lini një koment